FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident i rëndë në Itali. Humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar pasditen e së enjtes në Itali. Aksidenti ndodhi në zonën e Cuneos, në Savigliano. Makina tip “Jeep Avengers” më të cilën udhëtonin dy të rinjtë dhe një person i tretë u përplas ballë për ballë me një kamion.

Viktimat janë rreth të njëzetave ndërsa nga kjo ngjarje janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spitalet në Savigliano dhe Cuneo.

Dy viktimat u nxorën nga automjeti nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit. Rruga u bllokua për trafikun për një kohë të gjatë për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe hetimet nga forcat e rendit, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?