Bamir Topi në ”Koha Jonë-Debat”: Kjo protestë është kundër sistemit politik të kalbur

I ftuar në ”Koha Jonë-Debat”, ish-presidenti Bamir Topi i pyetur nga Nikoll Lesi, ka folur për situatën më të nxehtë politike, protestat kundër investimit në Zvërnec dhe kundër dyshes Rama-Berisha, që tashmë po mbahen edhe në Diasporë.

I pyetur mbi deklarimet se pas protestave mund të qëndrojnë faktorë të huaj, Topi u shpreh se deri tani kjo lëvizje i është dukur “e çuditshme dhe befasuese”, por theksoi se ajo ka karakter natyral dhe vjen nga një pakënaqësi e akumuluar në shoqëri. Sipas tij, protestat nuk lidhen vetëm me qeverinë, por edhe me opozitën, duke reflektuar një qëndrim më të gjerë kundër sistemit politik. “Këta kanë dalë përballë sistemit”, u shpreh Topi, duke shtuar se fenomeni i protestës ka qenë i pritshëm për shkak të zhvillimeve të mëparshme politike.

Pjesë nga biseda

Swiss Digital Desktop Reklama

Lesi: Kryeministri Rama ka thënë se ka ndërhyrje, duke aluduar domethënë pas tyre janë iranianët. Njëherë me parë Rama tha se janë grekët. Komenti juaj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Topi: Deri tani edhe për mua ka qenë e çuditshme, befasuese për hir së vërtetës, dua të flasim haptas. Se zakonisht protestat duhen kohë të organizohen, por kjo qenë një protestë dhe është një protestë shumë natyrale, që vjen nga një terren i cili ka akumuluar shumë kënaqësi. Ju thashë në fillim të bisedës nuk është thjesht për kryeministrin, është dhe për kryetarin e opozitës.

Lesi: Po, po për dy palët.

Topi: Pra këta kanë dalë përballë sistemit dhe kanë arritur që publikisht të shohin, të deklarojnë në nivelin e shoqërisë pikërisht atë që unë kam lajmëruar. Thashë në prillin e vitit 2008, më vjen jashtë masë e mirë. Do kisha qenë me kokëm ulur në rast se unë nuk do kisha folur për atë pjesë.

Lesi: Zoti Topi, me aq sa thoni ju, kjo protestë që nisi për flamingot ka kaluar në kërkesa politike apo jo? Dhe po fillohet të konturohet si një lëvizje, si një forcë politike, apo jo?

Topi: Kështu duket.

Lesi: A mendoni se brenda pak ditësh do të ketë një lider, një komitet organizator apo do jetë vetëm kështu me folës sporadik?

Topi: Këtë unë nuk di ta them, por doja të thoja që me një lloj skepticizmi, që të gjithë tentativat për të hyrë nga politika dhe për të infektuar këtë lloj lëvizjeje do ishte shkatërrimi i kësaj lëvizje. Nuk është shumë e rëndësishme ideja për të konturuar një lidership në këtë moment. Për mua vlen protesta. /Koha Jonë/

Kliko për ta parë…

Bamir Topi mbështet protestën, sulmon Berishën dhe Ramën | KOHA JONË – DEBAT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?