FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Njerëzit të lodhur nga mashtrimet e Ramës, po bëhen gati të votojnë PD si në 1992

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e sotme takimin përmbyllës në Korçë.

Në fjalën e tij, Basha, teksa i ftoi korçarët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë të votojnë PD-në, ai tha se më 25 qershor shqiptarët do të votojnë masivisht partinë që ai drejton, si në vitin 1992.

“PD dhe ekipi i saj bëhet gati që të zbatojë programin e saj që garanton ekonomi të fortë për Korçën dhe për të gjithë shqiptarët. Kudo ku kam qenë kam ecur me kilometra të tërë, dhe njerëzit më kanë thënë se bëhen gati të votojnë për PD si në vitin 1992, për ekipin tonë fitues dhe planin tonë ekonomik. Sepse u ka ardhur në majë të hundës me mashtrimet dhe premtimet e pambajtura”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryedemorkati tha se Rama e kishte timonin e qeverisjes për 4 vite, por paratë nuk i shpenzoi për nevojat e qytetarëve, por për fasada e palma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?