
Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, sipas monitorimit në terren të kryer mëngjesin e sotëm. Kryebashkiaku Benet Beci bën me dije se nivelet e lumenjve mbeten nën kuotat kritike, nuk ka banesa të përmbytura, ndërsa problematikat lidhen kryesisht me tokat bujqësore dhe qarkullimin në disa akse rurale.
Postimi i plotë:
