Berisha: Kilometri i fundit nuk është i lehtë, do të marrim çdo vendim për ripërtëritjen e partisë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij përmbyllëse në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u ndal ripërtëritja e partisë, ku tha se “kilometri i fundit” përfaqëson fazën më të rëndësishme dhe më frymëzuese të saj.
Ai theksoi se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të ndërmarrë një seri nismash, me të cilat do të çojnë në ligje të gjitha kërkesat e raporteve të Parlamentit Europian dhe ODIHR-it, në përputhje me interesat e opinionit publik shqiptar.
“Kilometri i fundit nuk është një kilometër i lehtë. Jo se them që është i lehtë. Në maratonë të gjithë e dinë se cila është pesha e kilometrit të fundit. Por nuk ka kilometër më frymëzues se ai. Kur ke arritur aty, kur ke arritur aty në kilometrin e fundit, bota duket e jotja.
Ndaj edhe ne në këtë kilometër të ndërmarrim çdo vendim, çdo masë për ripërtëritjen e partisë. Miqtë e mi, Partia Demokratike ka qenë lokomotivë e proceseve integruese dhe i numëruam më parë cilat kanë qenë.
Shiko çfarë arritëm ne. Ne, edhe nga izolimi, edhe mbrapa, me dritën e të vërtetës në duar dolëm që opinioni, jo vetëm opinioni publik me media po e po, por edhe opinioni zyrtar ndërkombëtar të ketë një qasje realiste për Shqipërinë.
A i patë ju, a i lexuat raportet e Parlamentit Europian dhe të DASH-it? Ato nuk i kemi shkruar ne. Ato i mbajnë të gjithë spektrin europian, por ato janë çështje që i kemi ngritur ne. Ato janë çështje që i kemi mbrojtur ne.
Edhe unë dua t’ju them këtu se ne qëndrojmë gardianë, ne qëndrojmë të pamposhtur në përpjekjen tonë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

