Berisha pret delegacionin e Venecias: I tregova për armiqësinë e institucioneve me opozitën
Sali Berisha dhe një grup deputetësh i PD-së zhvilluan një takim me delegacionin e Komisioni i Venecias.
Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Berisha tha se u kishte paraqitur anëtarëve të delegacionit situatën e zgjedhjeve të fundit, të cilat i cilësoi si “një farsë të shëmtuar”.
“Iu dha çdo pensionisti nga 100 euro gjatë fushatës elektorale, para nga buxheti i shtetit. Dhuratë për votë. Dy ditë para zgjedhjeve u falën 2 miliardë e 100 milionë euro detyrime që do të shkonin në buxhet, me ndikim në 84 mijë biznese aktive. Këto nuk përfshijnë miliardat nga rrënjët e kanabisit. Pabarazia ishte mijëra herë më e madhe. Flas gjithmonë për para buxheti. Shtoni këtu edhe mbi 500 milionë euro prokurime gjatë fushatës elektorale. Farsa ishte më e shëmtuara që është parë ndonjëherë. Por ky nuk është problemi i vetëm.
Një tjetër problem themelor është armiqësia e institucioneve ndaj opozitës, si edhe shkalla ekstreme e politizimit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe SPAK. Ligji shkelet, por askush nuk mban përgjegjësi. Nga 43 dosje të dërguara dhe të shqyrtuara, vetëm një ka sjellë penalizim, ndërsa të tjerat janë amnistuar. Ne shprehëm mendimin tonë se është e domosdoshme që institucionet që shqyrtojnë ankesat të kenë më shumë pavarësi dhe besnikëri ndaj ligjit. Takimi ishte shumë i mirë. Ata kanë ardhur për të marrë mendimet e partive politike”, u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

