Berisha: Prita Margaret Ceterfeld, përfaqësuese e partisë suedeze “Moderate”
Lajme E Enjte, 28 Maj 2026 20:00
Nga Sali Berisha
Pata kënaqësinë të pres në një takim znj. Margaret Ceterfeld, përfaqësuese e partisë suedeze “Moderate”, e cila shprehu mbështetjen në kandidimin tim për kryetar të Partisë Demokratike.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, forcimin e bashkëpunimit mes forcave të djathta europiane dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike, lirisë dhe shtetit të së drejtës.
Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe çështja e korrupsionit të lartë në Shqipëri, ndikimi i tij në institucionet demokratike dhe nevoja për një luftë reale kundër abuzimit me pushtetin dhe kapjes së shtetit.
Znj. Ceterfeld shprehu vlerësimin e saj si dhe mbështetjen për një opozitë të fortë dhe të bashkuar në Shqipëri.
Ky takim konfirmon rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes forcave konservatore dhe demokratike në Europë.
Në takim morën pjesë dhe z. Henrik Johansson, znj. Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e LDGSH.

KOHA JONË SONDAZH