FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Blindohen” ambasadat, komando të ushtrisë në ruajtje të tyre

Një ditë përpara zgjedhjeve, institucionet e rëndësisë së veçantë dhe selitë diplomatike janë marrë në mbrojtje të përforcuar.

Nga një vëzhgim i bërë nga TV “Klan” shihet se si në afërsi të këtyre institucioneve dhe selive të ambasadave, përveç fotove të sigurisë shihen edhe efektivë komando të ushtrisë.

7400 policë do të përfshihen për ruajtjen e sigurisë në procesin zgjedhor. Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako bëri apel nga të gjithë të denoncojnë të gjitha rastet e shitblerjes së votës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çako kërkoi të denoncoheshin edhe rastet e përfshirjes së efektivëve të policisë në shkelje të Kodit Zgjedhor. “Numri një” i Policisë së Shtetit tha se policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së këtij procesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?