Berisha pa rival për kreun e PD? Boçi në ”Koha Jonë-Debat”: Kandidat është ai që guxon, për Salianjin them…

Kryesia e PD-së ka vendosur që zgjedhja e kryetarit të partisë do të mbahet në muajin Maj. Gjatë bisedës në ”Koha Jonë-Debat”, drejtuesi Nikoll Lesi ngriti pyetjen se kush është kundërshtari i Sali Berishës në zgjedhjet brenda partisë, duke theksuar se një rival duhet të ishte shpallur tashmë. Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi u përgjigj se ”rival është ai që pretendon të jetë i tillë”, duke lënë të kuptohet se deri tani nuk ka një kandidat të konsoliduar përballë kryetarit aktual.

Lesi: Kush është rivali i Berishës për kryetar të PD?

Boçi: Ai që pretendon që të jetë rival.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lesi: Duhet të kishte dalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boçi: Pse nuk ka dalë është çështje e tij.

Lesi: Ervin Salianji është kandidat?

Boçi: Nuk di më nëse Ervini është anëtar i Partisë Demokratike.

Lesi: Salianji është vetëpërjashtuar.

Boçi: Po sigurisht!

Lesi: Doktori i madh dikur ka përjashtuar Çekën, Prenç Zogajn, Arben Imamin, Dashamir Shehin, Genc Pollon dhe tani ka kaluar nga përjashtim në vetpërjashtim. Salianji thotë jam anëtar i PD.

Boçi: Nuk është vetëm çështje dëshirash. Formacionet politike janë bashkim i vullnetëve të lira.

Lesi: Çfarë shkeli Salianji?

Boçi: Ato që janë treguar nga sekretari i përgjithshëm dhe nga kryetari i Partisë.

Lesi: Sallat e Salianjit janë plot me demokratë, ka një zhgënjim personal, apo përfaqëson një rrymë brenda PD që janë të pakënaqur për lidershipin e PD?

Boçi: Gara brenda partisë nuk është kush e bën luftën më të fortë brenda partisë, se ne këtu gabojmë. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?