Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:27 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Catherine Hogarth, gruaja e madhe e Dickens-it të madh, që sfidoi me dinjitet sulmet aspak dinjitoze të gjeniut të letërsisë viktoriane

Kultura E hënë, 8 Shtator 2025 14:49
Catherine Hogarth, gruaja e madhe e Dickens-it të madh, që sfidoi me dinjitet sulmet aspak dinjitoze të gjeniut të letërsisë viktoriane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj
Historia e Catherine Hogarth, bashkëshortes së Charles Dickens-it, është një dëshmi e heshtur e sakrificës, durimit dhe padrejtësisë që shpesh shoqëroi gratë e epokës viktoriane. Ajo i dhuroi dhjetë fëmijë shkrimtarit të madh, tre prej të cilëve i përcolli në varr me duart e saj. Ajo e ndoqi burrin përtej oqeanit, i qëndroi pranë mes famës, krizave dhe barrës së një shtëpie që nuk njihte qetësi. Dhe megjithatë, ajo u la mënjanë, u fajësua dhe u harrua.
Dickens-i, i nderuar si gjeniu i madh i letërsisë viktoriane, nuk ngurroi ta përshkruante gruan e tij si “të shëndoshë, dembele, xheloze dhe të mërzitshme.” Ai arriti deri aty sa ta ekspozonte dhimbjen private përpara publikut, duke botuar një letër në të cilën e paraqiste veten si viktimë. Bota e mëshiroi atë; pak kush e mëshiroi Catherine. Ironia është therëse, shkrimtari që u jepte zë të shtypurve dhe të varfërve, nuk gjeti dot mëshirë për nënën e fëmijëve të tij.
Por kush nuk do të ishte lodhur pas dhjetë shtatzënive? Kush nuk do të thyehej nga pikëllimi i humbjes së fëmijëve? Catherine nuk ishte as e dobët, as e kotë. Ajo ishte një grua e fortë, që duroi. Martesa e saj nuk u shkatërrua për faj të saj, por sepse Dickens u dashurua me një aktore shumë më të re, Ellen Ternan. Në një kohë kur divorci ishte i pamundur, Catherine u bë kurbani. Një mur fizik dhe shpirtëror u ngrit në shtëpinë e tyre, për ta ndarë nga burri dhe fëmijët e saj.
Dhe pastaj erdhi çasti i fundit i dinjitetit: një ditë ajo vuri kapelën, doli nga dera dhe nuk u kthye më. Me atë hap, ajo humbi gjithçka, fëmijët, shtëpinë, vendin e saj në shoqëri. Dhe megjithatë, ajo ruajti dinjitetin e vet.
Dëshira e saj e fundit ishte e thjeshtë, njerëzore: që letrat e dashurisë që Dickens i kishte shkruar dikur të botoheshin, për të dëshmuar se kishte qenë e dashur. Por edhe kjo iu mohua. Historia zyrtare e madhështisë së Dickens-it nuk kishte vend për kujtimin e saj.
Megjithatë, koha i jep zë të heshturve. Sot, Catherine nuk shihet më si një barrë, por si një dëshmitare e heshtur e një epoke që e ndëshkonte gruan dhe e idealizonte burrin. Ajo ishte një e mbijetuar, një figurë që na kujton se pas çdo gjenialiteti mashkullor mund të fshihet një dramë femërore e pashkruar.
Në fund, Catherine Hogarth nuk është thjesht “gruaja e Dickens-it.” Ajo është një kujtesë e gjallë se dashuria dhe dhimbja, sakrifica dhe padrejtësia, mbeten të gdhendura jo vetëm në faqet e librave, por edhe në jetët e atyre që historia deshi t’i heshtte.

Mund t'ju interesojë

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 14 minutash
Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 21 minutash
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajCatherine HogarthCharles Dickens
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 1 minute

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 5 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 14 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 21 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.