FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhuna në familje, problem shqetësues në Berat

Dhuna në familje njeh përmasa alarmante në Berat, ku çdo ditë raportohet nga një rast i ri. Sipas policisë rastet më të shumta të dhunës janë nga gratë që denoncojnë bashkëshortët. Shtimin e numrit të denoncimeve për këtë vit e konfirmon dhe Arta Dyrmishi, drejtuese e një organizate në mbrojtje të grave dhe vajzave në Beratit.

Arta Dyrmishi: “Ka pasur shumë raste që ato vijnë shumë të traumatizuara dhe thonë që nuk e dua më jetën, nuk shkoj as në polici, as në gjykatë pasi nuk do të bëjnë asgjë, do të më japin vetëm 6 muaj urdhër mbrojtje dhe unë përsëri  do të kthehem tek ajo dhunë, tek ai ferr.”

Dyrmishi shprehet se institucioni i Bashkisë deri më sot vetëm verifikon rastet, ndërkohë pranë Qendrës Rezidenciale për Gratë e Dhunuara, një investim i TIKA çdo ditë marrin ndihmë psikologjike gra të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ngre si shqetësim faktin se mungesa e perspektivës dhe e të ardhurave bën që gratë mos të kenë mundësi as të kërkojnë divorcin në gjykatë dhe në jo pak raste i tërheqin denoncimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?