
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar kalimin nga burgu i Durrësit drejt burgut të Fierit, duke e cilëson këtë veprim si rrëmbim policor dhe transferim politik. Në një deklaratë publike, Veliaj pretendon se procesi po kryhet pa transparencë dhe pa i vënë në dispozicion aktin zyrtar dhe arsyet ligjore të këtij vendimi. Veliaj po ashtu i bën thirrje publike Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet e transferimit dhe të shqyrtojnë atë që ai e cilëson si një veprim me motive politike.
Deklarata e plotë
Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.
Erion Veliaj
IEVP Durrës, 28 tetor 2026!
