FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Garantimi i zgjedhjeve, policët pajisen dhe me librin e kujtesës

Policëve në mbarë vendi u është shpëndarë një libër xhepi, libri i kujtesës sesi duhet të veprojnë për të garantuar rend dhe siguri publike gjatë periudhës zgjedhore.

Pamjet e fundit vijnë nga Policia e Gjirokastrës, ku drejtuesit, pasi i kanë trajnuar policët, i kanë pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë proçesit zgjedhor.

Po ashtu, kanë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupin e Koordinimit në Drejtori për mbarëvajtjen e proçesit dhe të situatave të papritura. Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Gjirokastër për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit.  Kjo me qëllim që të kemi një komunikim real për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim do të kenë nevojë, t’i jepen orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njesoj është vepruar edhe në drejtoritë e tjera policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?