FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotografi shqiptar rrëmben çmimin prestigjioz: Thellësi drithëruese

Një lajm i mirë nga shteti helen, në një kohë ku komercialiteti është mbivendosur në artin shqiptar. Shqiptari Enri Canaj fiton çmimin e fondacionit Philip Jones Griffiths, për fotografinë më të mirë. “The Wind Cries War” (Era qan luftën) është albumi që u vlerësua nga fondacioni Philip Jones Griffiths si cikli më i mirë fotografik. Fotot përzgjidhen me një kriter të vetëm: kuptimi i tyre të jetë më i thellë se vetëm ajo çfarë duket.

Në foton kryesore të albumit të Enri Canajt një varg refugjatësh sirianë presin radhën për të kaluar kufirin e radhës, me vështrime përuljeje, një pranim i heshtur i asaj çfarë u ka rezervuar fati apo politika pasi u desh të linin vendin e tyre të shkatërruar nga lufta. Canaj njoftoi fitoren në Instagram-in e tij, ku tregon ç’do të thotë të marrësh çmimin që mban emrin e një prej fotografëve më të shquar të kohës së luftës në Vietnam.

”Është një nder i madh për mua të marr çmimin e Fondacionit Philip Jones Griffiths për këtë vit! Trashëgimia që la, principet dhe fjalët e tij kanë qenë një burim frymëzimi për shumë prej nesh. Në përpjekie për të parë dhe për të kuptuar, dhe “për të parë më shumë, dhe për të kuptuar më shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Canaj ka lindur në Shqipëri, por më tej me familjen u shpërngulën për në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/BbZNFvOlmxE/?taken-by=enricanaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?