FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-Presidenti i Kroacisë letër Tedi Blushit: Institucionet shtetërore të mbrojnë të drejtat e Metës

Ish-Presidenti i Kroaci, Stipe Mesić, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ku shpreh solidaritetin e tij me Presidentin e PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave.

Në letrën e tij, Mesić, shkruan se “Jam thellësisht i trishtuar që të drejtat civile të z. Meta janë të kërcënuara”.

Mesiç u bën thirrje institucioneve shtetërore shqiptare që të garantojnë mbrojtjen e të drejtave themelore të ish-presidentit shqiptar, ndërsa kërkon edhe reagimin e organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kërkoj nga të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile të reagojnë pozitivisht”, thuhet në letrën e tij. Në fund të mesazhit, ish-presidenti kroat shpreh pritshmërinë për një reagim institucional lidhur me situatën e Ilir Metës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?