Jorida Tabaku: Me grupin motër të CDU-së mbi zgjerimin e Bashkimit Europian…

Nga Jorida Tabaku-

Dy ditë intensive diskutimesh me grupin motër të CDU-së mbi zgjerimin e Bashkimit Europian, sigurinë e kontinentit dhe sfidat demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtyre takimeve pata kënaqësinë të zhvilloj biseda dhe shkëmbime mendimesh me Peter Beyer, deputet i Bundestagut gjerman dhe një nga zërat më aktivë të CDU-së për politikën e jashtme, i angazhuar vazhdimisht në çështjet e Ballkanit Perëndimor, dialogun Kosovë–Serbi dhe procesin e zgjerimit të BE-së; me Patricia Lips, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU, me rol të rëndësishëm në çështjet europiane dhe buxhetore; me Tilman Kuban, deputet i Bundestagut, përfaqësues i brezit të ri të CDU-së dhe anëtar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian; si dhe me David Preisendanz, deputet i Bundestagut dhe anëtar i komisioneve për Çështjet Ligjore dhe Bashkimin Europian, me fokus tek shteti i së drejtës dhe harmonizimi i legjislacionit me standardet europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diskutimet u fokusuan mbi të ardhmen europiane të rajonit, forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe nevojën që procesi i integrimit të mbështetet mbi reforma reale dhe funksionim demokratik të institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një Europë që po përballet me sfida të sigurisë, polarizimit politik dhe presionit gjeopolitik, zgjerimi nuk mund të trajtohet si një proces burokratik apo statistikë kapitujsh të hapur. Integrimi europian mbetet një projekt politik dhe demokratik që kërkon institucione funksionale, zgjedhje të lira, luftë reale kundër korrupsionit dhe besim tek shteti i së drejtës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?