Kandidat për ambasador i Amerikës flet para Senatit, Wendt tregon prioritetet: Shqiptarët mishërojnë shpirtin e Skënderbeut

I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, foli në Senatin amerikan për prioritetet që do të ketë nëse konfirmohet në detyrë.

Wendt vlerësoi bashkëpunimin me trupat shqiptare gjatë misioneve të NATO-s dhe tha se ushtarët shqiptarë “mishërojnë shpirtin besnik të heroit Skënderbeu”, ndërsa e cilësoi popullin shqiptar si krenar, punëtor dhe mikpritës. Ai shprehu hapur mbështetjen e palëkundur të SHBA për reformën në drejtësi dhe SPAK, kur theksoi se një nga prioritetet kryesore të Amerikës do të jetë mbështetja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.

“Nëse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Nëse konfirmohem në detyrë, ne do të përdorim katër linja veprimi ndërsa vlerësojmë rrugën përpara për të zhvilluar më tej planin e ambasadës për vendin. Linja e parë do të shqyrtojë mënyra për ta bërë Amerikën më të sigurt, duke mbështetur Shqipërinë teksa vazhdon luftën kundër korrupsionit, si edhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës”,-tha Wendt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit për dy vjet si pjesë e rëndësishme e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, ku drejtoi një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, dhe raportonte drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nominimi duhet të kalojë në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe aprovimin final e jep Senati. Shqipëria nuk ka një ambasador të SHBA-së që prej largimit të Yuri Kim në vitin 2023. Një nominim i mëparshëm nga Joe Biden për David Kostelancik nuk u miratua nga Senati. Ambasada amerikane në Tiranë drejtohet nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?