Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kartolina nga Liqeni i Shkodrës, vargje nga poema e ujit dhe e dritës, nga mrekullia e natyrës dhe e hirit

Lajme E diel, 12 Korrik 2026 17:03
Kartolina nga Liqeni i Shkodrës, vargje nga poema e ujit dhe e dritës, nga mrekullia e natyrës dhe e hirit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Shkodra dhe Liqeni, lumenjtë e saj dhe zogjtë, natyra dhe qetësia, njerëzit dhe dashuria, janë si një spektakël që jepet çdo ditë e në çdo moment në skenën e madhe të qytetit, i bekuar nga natyra dhe i shenjtëruar nga shpirti krijues i atyre që u ngizën nga kjo tokë dhe u begatuan nga kjo bujari.
Liqeni i Shkodrës, shpërfaqet si një pasqyrë e kaltër e veriut shqiptar, ku qielli, uji dhe toka bashkëjetojnë në një poezi dehëse në fjalë e në prekje, në freski dhe në epje.
“Një kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, një copëz parajse e natyrës”, shkruan kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, në një publikim në rrjetet sociale, duke sjellë përmes një fotogalerie një pamje të rrallë të kësaj mrekullie natyrore në një ditë korriku.
Në ato pamje, liqeni shfaqet si një kanavacë e gjallë, ku drita e verës derdhet mbi ujë dhe natyra vesh petkun e saj më të bukur. Brigjet marrin trajtën e një sixhadeje të gjelbër, të thurur nga dora e padukshme e stinëve, ndërsa çdo valë e vogël duket sikur përcjell një rrëfim të lashtë të këtij vendi.

Mbi këtë skenë të magjishme lëvizin varkat e turistëve, të cilat çajnë qetësinë e ujit si udhëtarë të një bote të fshehtë, në kërkim të një bukurie që nuk shpjegohet me fjalë, por vetëm përjetohet. Ndërsa shpendët shtegtarë, këta lajmëtarë të largësive, zbresin mbi liqen dhe i japin peizazhit një ritëm të veçantë, si një kor natyror që këndon pa zë.

Në horizont, si një kujdestare e përjetshme e qytetit, ngrihet madhështore Kalaja e Rozafatit. Gurët e saj mbartin legjenda, dashuri, sakrifica dhe kujtesë, duke u bërë ura mes kohëve: mes historisë së njerëzve dhe përjetësisë së natyrës.
Kjo është Shkodra që shfaqet në këto kartolina: e bukur si një ëndërr, bujare si një zemër e hapur dhe mikpritëse si një derë që nuk mbyllet kurrë. Një qytet ku liqeni nuk është thjesht ujë, por një frymëmarrje; ku kalaja nuk është vetëm gur, por një kujtesë; ku zogjtë nuk janë vetëm fluturime, por mesazhe lirie.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 1 ore
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 9 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe kur të gjitha këto bashkohen, uji i qetë i liqenit, gjelbërimi i brigjeve, fluturimi i shpendëve, hija e Rozafatit dhe prania e njerëzve, krijohet një skenë që ngjan me një ceremoni të natyrës. Një mbretëri e vogël mrekullie, ku Shkodra nuk shfaqet vetëm si një vend për t’u vizituar, bat si një ndjenjë për t’u përjetuar.
Sepse disa peizazhe nuk fotografohen vetëm me aparat, ato ruhen në kujtesë. Dhe Liqeni i Shkodrës është një prej atyre vendeve ku natyra ka shkruar me dritë një nga poezitë e saj më të bukura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajliqeni i Shkodrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.