Komisioneri i BE-së në takim me Klodian Brahon: Pavarësia e SPAK-ut është e panegociueshme

Komisioneri Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath është takuar me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho. Në një postim në rrjetet sociale, McGrath shprehet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht SPAK-un dhe se pavarësia e SPAK-ut duhet të respektohet dhe të mbrohet.

“Institucionet e pavarura japin rezultate. Pata kënaqësinë të takohesha me Klodjan Brahon, drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të diskutuar mbi punën e këtij institucioni dhe sfidat që e presin.

SPAK ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar, duke kontribuar drejtpërdrejt në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësia e SPAK-ut duhet të respektohet dhe të mbrohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht SPAK-un”, shkruan komisioneri europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?