Kumbaro: Kush shkel rregulloren e Maturës Shtetërore, përjashtohet nga provimi

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, sqaroi detaje nga organizimi i punës për mbarëvajtjen e provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa vuri theksin tek ashpërsimi i rregullave me qëllimin për të garantuar një proces të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.

“Bëhet fjalë për një punë shumë voluminoze, e nisur që në muajin dhjetor të vitit 2025, kur u miratua rregullorja e Maturës Shtetërore. Ka qenë një proces i përditshëm për maturantët, i cili ka filluar me publikimin online të modeleve të provimeve disa muaj më herët, duke u dhënë mundësinë të ushtrohen. Procesi ka kulmuar me testet provë në qendrat e provimeve, ku janë simuluar provimet e Maturës, pikërisht në të njëjtat kushte siç do të zhvillohen më 2, 9, 16 dhe 23 qershor, që nga organizimi logjistik deri te masat e sigurisë, ndarja në klasa dhe zhvillimi i provimit sipas kohëzgjatjes së përcaktuar.

Kemi 144 qendra provimi në të gjithë vendin dhe mbi 170 monitorues, të angazhuar drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit, nëpër shkolla. Është një proces që përfshin Ministrinë e Arsimit, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, drejtoritë rajonale arsimore, zyrat vendore arsimore dhe, sigurisht, Qendrën e Shërbimeve Arsimore”, bëri të ditur ministrja Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, gjatë komunikimit me mediat, ministrja Kumbaro sqaroi se këtë vit rregullorja është ashpërsuar krahasuar me vitin e kaluar, duke përcaktuar detyra, përgjegjësi dhe sanksione më të qarta për përgjegjësit e administrimit, administratorët, përgjegjësit e kateve dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?