Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur Odisea shqiptar i kinemasë botërore u kthye në atdhe, vizita e paharruar e Bekim Fehmiut në Shqipëri

Kultura E diel, 19 Korrik 2026 20:01
Kur Odisea shqiptar i kinemasë botërore u kthye në atdhe, vizita e paharruar e Bekim Fehmiut në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë me ndjekësit e tij një publikim të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, përmes një fotogalerie të rrallë që sjell në kujtesë vizitën historike të Bekim Fehmiut në Shqipëri. Një rikthim në një nga ato momente të veçanta kur një emër i madh i artit botëror u prit në vendin e origjinës së tij shpirtërore.
“Kur Odisea shqiptar i Hollivudit vizitoi Shqipërinë!”, shkruan Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, duke sjellë në vëmendje pranverën e vitit 1972, kur Bekim Fehmiu mbërriti në Shqipëri në kulmin e famës së tij ndërkombëtare.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 8 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 8 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 8 orësh

Në atë kohë, Fehmiu ishte tashmë një yll i njohur në skenat e mëdha të kinemasë. Ai kishte hyrë në historinë e filmit botëror me talentin, hijeshinë dhe praninë e tij artistike, duke u bërë një nga aktorët e parë me origjinë nga Ballkani që arriti një jehonë të gjerë ndërkombëtare. Roli i tij si Odiseu në filmin e njohur “Odisea” (1968) e kishte vendosur atë në kujtesën e publikut botëror.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Fehmiu udhëtoi në disa nga qytetet më simbolike të vendit: pa Tiranën, Durrësin, Krujën, Shkodrën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Butrintin, vende ku historia, kultura dhe trashëgimia shqiptare ndërthuren me kujtesën e shekujve.
Ishte një vizitë e mbushur me takime dhe emocione. Ai u prit nga personalitete të njohura të kulturës shqiptare, mes të cilëve shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, duke shkëmbyer mendime mbi artin, letërsinë dhe rolin e kulturës në afrimin e njerëzve.
Në një periudhë kur marrëdhëniet dhe kontaktet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin të kufizuara, ardhja e një figure të përmasave të Fehmiut kishte një domethënie të veçantë. Ai nuk ishte thjesht një aktor i famshëm që vizitonte një vend; ai ishte një bir i një bote shqiptare të ndarë nga kufijtë politikë, por e bashkuar nga gjuha, kujtesa dhe rrënjët.

Bekim Fehmiu e shprehu edhe dëshirën që një ditë të luante në një film shqiptar. Ishte një ëndërr artistike që nuk u bë realitet, por që mbeti si një dëshmi e lidhjes së tij të thellë me kulturën dhe vendin e origjinës.
Jeta e tij mbarti gjithmonë këtë udhëtim mes botëve. Nuk është rastësi që njëri prej djemve të tij mban emrin Uliks – simbolin e udhëtarit të madh të mitologjisë, atij që kërkon rrugën drejt shtëpisë pas një udhëtimi të gjatë. Një emër që duket sikur mbart edhe vetë historinë e të atit: një artist që udhëtoi nëpër botë, por që gjithmonë e ruajti lidhjen me tokën prej nga vinte.
Djali tjetër, Hedoni Fehmiu, në një intervistë për gazetën e Beogradit Alo, ka rrëfyer një dëshirë të thellë të të atit: që pas ndarjes nga jeta, hiri i tij të prehej në vendlindjen shpirtërore të familjes, në Lumbardhin e Prizrenit.
“Dëshira e babait ishte që fshati Lumbardh i Prizrenit të jetë edhe varri ku të prehet përjetë trupi i tij. Gjithmonë i thoshte nënës, që kur të vijë ai moment, hiri i tij të shpërndahet në Lumbardhin e Prizrenit, pasi e donte shumë atë qytet; ishte shtëpia e tij e dytë”, është shprehur Hedoni Fehmiu.
Bekim Fehmiu mbetet një nga ato figura që nuk maten vetëm me rolet që luajtën, por me gjurmën që lanë. Ai ishte një aktor i madh, por edhe një rrëfim i gjallë i një identiteti që kapërceu kufijtë. Një “Odise” shqiptar i artit, që udhëtoi nëpër botë, por që në zemër mbajti gjithmonë aromën e vendit të vet.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajBekim Fehmiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.