Rama: Deklaratë e koordinuar kjo e sotme, ka lidhje me Iranin
Kryeministri Edi Rama ka postuar momentin kur ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ka lexuar nga protesta këtë mbrëmje kërkesat e qytetarëve drejtuar qeverisë së tij.
Zgjedhjen e Goxhajt për të lexuar kërkesat e qytetarëve, Rama e lidh me ndikimin e Iranit dhe përdorimin që po i bën kësaj proteste kundër shtetit shqiptar, për shkak të deklaratave që vetë Goxhaj ka publikuar në profilin e tij ku i del në mbrojtje regjimit iranian.
”Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë. Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama në postimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

