FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizja BASHKË mban Kongresin e 3-të, rizgjidhet Arlind Qori në krye të partisë

Lëvizja BASHKË zhvilloi të dielën Kongresin e saj të 3-të, ku delegatë nga strukturat në Shqipëri dhe diaspora diskutuan për rreth tetë orë mbi situatën politike dhe shoqërore në vend, si edhe mbi drejtimet e mëtejshme të organizimit dhe veprimtarisë së lëvizjes. Gjatë punimeve, delegatët analizuan ecurinë e Lëvizjes BASHKË që nga kongresi i fundit i mbajtur në dhjetor 2023, duke evidentuar arritjet, sfidat dhe nevojën për forcimin e organizimit në funksion të përfaqësimit të qytetarëve dhe mbrojtjes së interesit publik. Në përfundim të punimeve, delegatët zgjodhën anëtarët e Këshillit të ri Koordinues dhe rizgjodhën Arlind Qorin në krye të Lëvizjes BASHKË.

Postimi i plotë

Të dielën u mbajt kongresi i 3-të i Lëvizjes BASHKË. Delegatë të zgjedhur nga bazat tona në Shqipëri dhe diasporë, diskutuan për rreth tetë orë për gjendjen politike e shoqërore në Shqipëri, të frymëzuar veçanërisht nga protestat historike të qytetarëve, si dhe për mënyrat se si Lëvizja BASHKË mund ta përmirësojë veprimtarinë e vet si përfaqësuese e denjë e të drejtave dhe interesave të shtresave të gjera shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Delegatët analizuan ecurinë e Lëvizjes BASHKË prej kongresit të fundit të dhjetorit 2023, vunë në dukje arritjet dhe problemet e rrugëtimit tonë, si dhe u shprehën të gatshëm që bashkërisht ta fuqizojmë Lëvizjen dhe, bashkë me të, çdo qytetar që aspiron një Shqipëri me demokraci të njëmendtë, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe drejtësi shoqërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kongresi i 3-të miratoi edhe një varg ndryshimesh në Statutin e Lëvizjes BASHKË, të cilat do ta përmirësojnë punën tonë organizative, do të sigurojnë lidhje më komplekse dhe dinamike midis organeve përfaqësuese, si dhe do të forcojnë llogaridhënien demokratike.

Në fund, delegatët votuan për organet përfaqësuese qendrore të Lëvizjes, duke zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Koordinues dhe rizgjedhur në krye të Lëvizjes BASHKË Arlind Qorin. Bashkë jemi më të fortë! Bashkë me qytetarët do të ndërtojmë më të mirën Shqipëri!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?