FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mandija kërkesë Ramës: Shkarko zv.ministren e Financave

Zëvendës kryeministrja Ledina Mandija i ka kërkuar kreut të Qeverisë, Edi Rama, që t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin nga detyra të zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj.

Lajmi konfirmohet nga burime qeveritare që pohojnë se ky qëndrim i zv.kryeministres vjen një ditë pas deklaratave të Beqiraj ndaj saj dhe veçanërisht ndaj ministres teknike të Financave.

Motivacioni i kërkesës së Mandijas drejtuar Ramës për shkarkimin e zv/ministres është për “për shkelje të Kodit Etik dhe rregulloren e Ministrisë së Financave duke dhënë deklarata publike në rrjetet sociale dhe media, si dhe ka konsumuar veprën penale të fyerjes”, pohojnë burimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beqiraj, e cila doli në një deklaratë për mediat, raportoi disa të dhëna teknike për paratë në qarkullim, duke shkaktuar edhe reagimin e zv.kryeministres./BW/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?