Mazniku mbi protestat: E drejtë demokratike. Boçi: Thirrja ”Berisha ik” nuk na miklon…
Këtë të enjte në Korçë u mbajt dëgjesa e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, por protesta dominoi deklaratat e dy bashkëkryetarëve të Komisionit Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku. Kur Boçi u pyet për thirrjet ”Berisha ik” që dominojnë në protestë, deputeti i minimizoi ato duke ia lënë fajin “disa rrymave që duan të përfitojnë kapital politik”
”PD-ja është sulmuar në forma juridike, politike, zgjedhore dhe këto forma janë kaq të lehta. Ka rryma aty brenda që duan të përfitojnë kapital politik, marrin autoritetin e opozitës dhe gjejnë këtë formë për të lëshuar ndonjë thirrje, ndonjë parrullë që nuk na afekton. E rëndësishme është që të gjithë qytetarët janë aty për një qëllim, për një emërues të përbashkët që është largimi i kësaj qeverie dhe largimi i Ramës”,- tha ai.
Bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku i pyetur nëse protestuesit kanë të drejtë në pretendimet e tyre, u përgjigj se e drejta për të protestuar është themelore në një shoqëri demokratike, por nga ana tjetër solli në kujtesë ngjarjet e 21 janarit kur fishekët i fishkëllenin mbi kokë.
”Unë kam qenë në shesh më 21 Janar ku kam dëgjuar dhe i kam ndier fishekët duke fërshëllyer mbi kokën time. Sot jemi në një situatë ku demokracia shqiptare është në një nivel tjetër, ku njerëzit kanë të drejtën e vetë ta thonë mendimin e tyre dhe ka forume demokracia të qënsishme se si e rishikon mendimin e vet, e strukturon mendimin e vet kur e sheh të arsyeshme. Partia Socialiste e Shqipërisë ka një marrëveshje me qytetarët shqiptarë, të cilën po e ndjek me shumë vëmendje dhe me agjendë për përmirësimin e Shqipërisë”,-tha Mazniku.
KOHA JONË SONDAZH

