FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediu në Kavajë: Votoni Bashën dhe kandidatin e PD për bashkinë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi dje një takim elektoral me banorët e komunës së Synej në Kavajë. Gjatë këtij takimi, ishte i pranishëm edhe kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Kavajë, Isa Sakja.

Në fjalën e tij, para banorëve të Synejt, kryetari i PR-së, u shpreh se koalicioni opozitar ka në qendër të vëmendjes zonat rurale dhe bujqësore, të cilat nëpërmjet një taksimi të ulët dhe të ndershëm, nëpërmjet incentivave, do të jenë shtylla qendrore ekonomisë së fortë dhe të qëndrueshme kombëtare, që do të ndërtojë “Republika e Re”.

Mediu i bëri thirrje banorëve të Synejt dhe të gjithë Kavajës, që të distancohen nga pushtetarët që i mbushur fushat e tyre me kanabis, duke sjellë vetëm varfëri për të pamundurit dhe kriminalizim të tejskajshëm të shoqërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të fjalë së tij, kreu i PR-së i bëri thirrje edhe një herë përkrahësve të Partisë Republikane, që të gjitha votat duhet të shkojnë për Partinë Demokratike, pasi vetëm kështu mund të arrihet në një maksimalizim mandatesh për koalicionin opozitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim, kandidati i PD-së për kryetar bashkie, Isa Sakja, u shpreh i bindur se programi i hartuar nga Partia Demokratike për banorët e Kavajës, do të jetë jo vetëm tërësish i mundur por me shumë më pak taksa dhe gjithpërfshirës. “Ujë në çdo anë do të jetë motoja e jonë”,- u shpreh gjatë fjalës së tij, Sakja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?