FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta në GJKKO: Të thirren Edi Rama e Gramoz Ruçi si dëshmitarë në gjyq

Është zhvilluar sot gjyqi ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit në GJKKO.

Ilir Meta ka kërkuar thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin gjyqësor ndaj tij, duke argumentuar se dëshmia e kreut të qeverisë lidhet me çështjen e ligjit për minierat.

Sipas Metës, në listën e dëshmitarëve që ai kërkon të paraqiten në gjykatë përfshihen edhe ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të ishte me vlerë të thirrej një ekspert i fushës së minierave, ose një ekspert i pavarur, për të analizuar se sa subjekte kanë përfituar nga ky ndryshim ligjor dhe për të kuptuar nëse ai ka qenë i nevojshëm apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeni përballë një fantazie të shfrenuar. Shtëpia këtu, shtëpia atje, pallati këtu, pallati atje. Ne kemi jetuar deri në vitet 2008-2009 në banesën e prindërve të bashkëshortes sime. Trualli u dha për ndërtimin e një pallati dhe për këtë arsye duhej të zhvendoseshim.

Më pas u vendosëm në Bllok, pasi bashkëshortja kishte gjetur një mundësi të favorshme. Qëndruam aty për katër vite. Ndërtesa kishte probleme, pavarësisht se zona ishte e mirë. Për mua ishte e pamundur të zhvilloja aktivitete sportive. Qëllimi nuk ishte të merrja një vilë. Kërkesa jonë e parë ishte për një apartament pranë stadiumit, për të qenë larg zhurmës së Bllokut. Për më tepër, muret e apartamentit ishin të holla dhe dëgjohej pothuajse e gjithë zhurma e zonës.

Kryetari i Kuvendit ka vetëm një votë. Edhe kur voton kundër një ligji, ai ka detyrimin institucional ta dekretojë dhe ta firmosë sipas procedurave.

Për këtë çështje duhet të vijë të dëshmojë Edi Rama. Duhet të vijë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Unë nuk kam diskutuar kurrë me askënd, as për të marrë një shtëpi dhe as për të lënë një shtëpi.

Të gjitha këto janë lidhje absurde, sepse kur nuk ke një fakt, kur nuk ke një SMS, kur nuk ke një email, atëherë krijohen montazhe dhe interpretime të sajuara”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?