FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Unë si kam kërkuar kurrë falje Ramës, ai më ka kërkuar mua (Video)

Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i kam kërkuar falje asnjëherë, ai ka kërkuar falje disa herë.

“Rama ka kërkuar falje dhe do kërkojë prapë. Marrëveshje me Ramën s’ka, me Partinë Socialiste jemi të hapur. Ilir meta ka qenë ekstremist tolerant me Ramën. Së dyti, LSI me PS ka patur shumë më pak pushtet se sa ka patur me PD. Dhe tjetra, Rama ka marrë gjithë përgjegjësitë e qeverisë, me gjithë zv/Kryeministrinë, me gjithë aparatin e Kryeministrisë. Për çfarë e ka penguar LSI? Për të luftuar drogën? Jo! Hipotekën e Tiranës e ka patur Rama, hipotekën e Durrësit, hipotekën e Vlorës, hipotekën e Beratit e ka pasur Rama”, u shpreh Ilir Meta.

Ish-kreu i LSI tha gjithashtu se kjo parti do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të rritjet gjatë këtyre 4 viteve dhe sepse nuk ka pasur asnjëherë drejtimin e qeverisë, e për këtë arsye ka se çfarë të premtojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?