Ministri Ermal Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO- Serbi

Në një konferencë për mediat, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, foli për bashkëpunimin trepalësh me Kroacinë dhe Kosovën për stërvitjen ushtarake.

Nufi u ndal edhe te stërvitja e përbashkët mes NATO-s dhe ushtrisë serbe, duke u shprehur se kjo gjë nuk e shqetëson aspak.

“Kemi një bashkëpunim me Kroacinë dhe Kosovën. Këto shtete bashkëpunojnë në industrinë e mbrojtjes. Në kuadër të marrëveshjes synohet të nxitet bashkëpunimi, duke qenë se Kroacia dhe Shqipëria janë të dyja pjesë e NATO-s. Ne jemi pjesë e strategjisë së aleancës sa i përket mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, ai lidhet me prodhimin e mjeteve ushtarake. Sot, ndërkohë që flasim, po zhvillohet një stërvitje mes NATO-s dhe ushtrisë serbe. Fakti që kjo stërvitje po mbahet, si dhe fakti që Shqipëria dhe Kroacia janë pjesë e NATO-s, ndërsa në Kosovë është e pranishme KFOR-i, si mision i NATO-s, tregon se pretendimet për stërvitjen e NATO-s atje janë më shumë një nxitje e debatit mediatik”, tha ndër të tjera ministri Nufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?