FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Ermal Nufi: Zgjatet misioni ushtarak i trupave shqiptare në Letoni

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi njoftoi zgjatjen e misionit ushtarak të trupave shqiptarë në Letoni deri në 31 dhjetor 2029. Ministri nufi njoftoi gjithashtu njësimin e gradave ushtarake si dhe miratimin e projekteve fituese lidhur me qeverisjen vetëvendore dhe përgatitjen për përballimin e fatkeqësive natyrore.

“Vendimi i parë ka të bëjë me zgjatjen e misionit të tr upave shqiptare në Letoni. Kemi një togë të dislokuar atje dhe afati zgjatet deri më 31 dhjetor 2029. Ky vendim shërben për konsolidimin e forcave të armatosura në operacionet e NATO-s. I shërben sigurisë së përbashkët.

Vendim i dytë ka të bëjë me njësimin e gradave ushtarake, që në vitin 2015 ka pasur disa mospërputhje ë janë adresuar me këtë vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

E fundit lidhet me miratimin e VKM për projektet fituese nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për qeverisjen vetëvendore për përballimin e fatkeqësive natyrore. Fondi parashikon që gjithsej të jenë fituese 44 projekte, 26 infrastrukturore dhe të tjerë për blejë pajisjes e mjetesh. Vlera totale është në masën 650 milionë lekë ndërsa pjesa tjetër do të financohet përgjatë 2027”, tha Ermal Nufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?