Ministri Hoxha përplaset me Këlliçin: Nuk më baltos dot. Deputeti i PD: Je në konflikt interesi

Për më shumë se dy orë, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe maxhorancës lidhur me fazën në të cilën ndodhen negociatat për anëtarësimin në BE, raportin IBAR, si dhe debatin që shkaktoi një editorial i përbashkët i kryeministrit Rama dhe presidentit të Serbisë, Vuçiç, në median gjermane. Gjatë debatit, deputeti demokrat Belind Këlliçi e pyeti ministrin nëse ndodhet në konflikt interesi në lidhje me raportin për institucionet e drejtësisë, duke qenë se SPAK ka marrë nën hetim një të afërm të tij për çështjen e AKSHI-t.

Debati:

Këlliçi: A jeni në konflikt interesi në lidhje me një vendim të bërë publik nga GJKKO një muaj më parë për caktimin e masës së sigurimit pasuror për një sërë personash në skandalin e AKSHI-t, ku prokurorët e SPAK kanë regjistruar emrat e personave ndaj të cilëve po zhvillohen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025? Mes emrave përmendet edhe zoti Gëzim Hoxha, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po flasim për një organizatë në nivelin më të lartë të organizimit. Nuk mund të jeni i paanshëm në qëndrimin tuaj ndaj institucioneve të drejtësisë dhe në raport me grupkapitullin e parë që lidhet me gjyqësorin, lirinë, drejtësinë dhe sigurinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha: Kam mbështetje të pakushtëzuar për organet e pavarura të drejtësisë. SPAK bën punën e vet dhe unë nuk diskutoj as vendimet e SPAK-ut, as ato të gjykatës. Organet e drejtësisë janë ngritur me konsensus nga Parlamenti. Lidhur me një hetim të caktuar që është bërë publik, duhet të respektojmë prezumimin e pafajësisë për këdo. Nuk ka arsye të më pyesni mua për një çështje ku nuk jam i përfshirë, as unë dhe as familja ime e ngushtë. Nuk kam lidhje me familjen e gjerë; fisi im është shumë i madh. Edhe në Malësi të Madhe, po të shkojmë, mund të gjejmë gjysmën e fisit tim atje. Linçimi publik, fajësimi kolektiv dhe baltosja përmes biografisë janë praktika që kjo shoqëri i ka lënë pas 36 vite më parë. Nuk kam asnjë lidhje me atë dosje dhe askush nuk mund të më baltosë. Mos përmendni familjarët. Nëse keni diçka për mua, urdhëroni. Dënimi kolektiv për shkak të biografisë ka qenë një nga gjërat më të shëmtuara të së kaluarës. Nëse kjo vazhdon ende, kjo nuk ka të bëjë me mua, por me ata që e mbajnë këtë mentalitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këlliçi: Dhjetë ditë më parë kam bërë publik një mesazh, i cili, kur më erdhi, më detyroi ta verifikoja. Kam nxjerrë foto të plota të postimit tuaj, orarin kur e keni fshirë mesazhin dhe momentin kur keni dalë zyrtarisht nga grupi i ambasadorëve në WhatsApp. Cili është komenti juaj për këto mesazhe të publikuara? Për herë të parë në 36 vite kemi të bëjmë me një fyerje ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. A i qëndroni deklaratës së Ministrisë së Jashtme se mesazhet janë të fabrikuara, apo pranoni se janë të vërteta dhe mbani një qëndrim korrektues duke kërkuar falje publike?

Hoxha: Kam takuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për të sqaruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Qëndrimet e mia si ministër dhe ato të Ministrisë së Jashtme nuk shprehen përmes SMS-ve, Signal-it apo WhatsApp-it, por vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe deklaratave të autorizuara. Vetëm këto përbëjnë qëndrime zyrtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?