Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ngjarja e Durrësit si kembanë alarmi për jetët që ikin nga aksidentet

Ngjarja e Durrësit si kembanë alarmi për jetët që ikin nga aksidentet

Kryesore
E diel, 3 Maj 2026 17:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Durrës, sot nuk ndodhi thjesht një aksident. Ndodhi një tragjedi që i heq maskën një realiteti të hidhur: jetët e njerëzve, dhe sidomos të fëmijëve, janë bërë të pambrojtura.

Dy fëmijë u shuan në pak sekonda. Një tjetër lufton për jetën. Një makinë kaloi mbi lojën e tyre, mbi pafajësinë e tyre, mbi një moment që duhej të ishte i zakonshëm në një lagje – fëmijë që luajnë. Por ajo që duhej të ishte normalitet, u kthye në skenë horrori.

Mund t'ju interesojë

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

Para 6 orësh
Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash, shoqërohen dy të rinj. Një grup me protestues rikthehet në Bulevard

Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash, shoqërohen dy të rinj. Një grup me protestues rikt...

Para 7 orësh
Studentët thyejnë ”karriget e dialogut”, Rama me video mesazh: Poshtë bërtasin dorëheqje, me kë do flas?

Studentët thyejnë ”karriget e dialogut”, Rama me video mesazh: Poshtë bërtasin dorëheqj...

Para 9 orësh

Dëshmitë janë rrëqethëse. Banorë që flasin për trupat e fëmijëve të tërhequr zvarrë, për një përplasje brutale që nuk lë vend për dyshim: kjo nuk ishte një pakujdesi e lehtë. Ishte një akt që tregonte mungesë totale kontrolli. Aq me tepër i pirë.

Swiss Digital

Banorët flasin për një shofer problematik. Për ankesa të përsëritura. Për paralajmërime që nuk u dëgjuan. “I kemi çuar video  policisë”, thonë. “Kemi telefonuar”, shtojnë. Dhe përgjigjja? Heshtje. Shmangie. “Merr një tjetër numër”- na thonin nga policia.

Sepse kur një rrezik njihet dhe nuk parandalohet, përgjegjësia nuk është më vetëm individuale. Ajo bëhet institucionale.

Në Shqipëri është krijuar një realitet i çuditshëm: shteti është shumë i fortë aty ku vendosen gjoba, por shumë i dobët aty ku duhet të mbrojë jetën. Patrullat janë të pranishme në autostrada, por mungojnë në lagje. Kontrolli ekziston aty ku është i lehtë dhe fitimprurës, por zhduket aty ku kërkon punë reale dhe përballje me problemet.

Dhe ndërkohë, rrugët e brendshme janë kthyer në zona të rrezikshme. Jo për shkak të mungesës së ligjit, por për shkak të mungesës së zbatimit të tij.

Por kjo histori nuk duhet të mbyllet me një arrestim. Sepse problemi nuk fillon dhe nuk mbaron tek një person.

Problemi është më i thellë.

Kur tragjeditë përsëriten, ato nuk janë më rastësi. Janë simptomë. Simptomë e një sistemi që nuk funksionon si duhet. E një shteti që reagon pas ngjarjes, por nuk parandalon para saj.

Sot, një lagje në Durrës është në zi. Prindër që nuk do të dëgjojnë më zërin e fëmijëve të tyre. Një komunitet që do ta mbajë gjatë këtë plagë.

Aksidentët po shtohen, ka të shumë të plagosur e disa të vdekur në rrugët e vendit.

Ka shoferë që ecin si të çmendur, ka të pirë apo droguar, por që marrin jetë njerëzish. Shoferë që xhirojnë rrotat e makinës para policisë e nuk ndalohen se “janë djemtë e filanit”, se “ky është përherë problematik e nuk kemi ç’ti bëjmë”, etj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.