Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja suedeze e klimës, Romina Pourmokhtari, solli djalin e saj tremuajsh Adamin, në takimin e këshillit të BE-së në Luksemburg

Kultura E premte, 26 Qershor 2026 12:33
Ministrja suedeze e klimës, Romina Pourmokhtari, solli djalin e saj tremuajsh Adamin, në takimin e këshillit të BE-së në Luksemburg
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Ky gjest i misionares së nënës së profilit të lartë nuk mund të mos kishte vëmëndje të mediave ndërkombëtare, si një përbashkim i sfidës së nënës dhe detyrës për t’i shërbyer vendit.

Video dhe foto janë bërë pjesë e komunikimit dhe informimit. Ministrat e qeverive të BE-së, të mbledhur të enjten për një ditë të gjatë diskutimi mbi politikat e ndryshimeve klimatike, u habitën nga një pjesëmarrës i ri në tryezën e tyre të negociatave, një foshnjë tre-muajshe.

Ka gjeste që flasin më fort se fjalimet, më bindshëm se deklaratat politike dhe më gjatë se ciklet e lajmeve. Ato nuk kërkojnë spektakël, sepse vetë thjeshtësia e tyre bëhet dëshmi e një qytetërimi që ka mësuar të mos e ndajë jetën nga detyra, nënën nga shtetarja, dashurinë nga përgjegjësia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur ministrja suedeze e klimës, Romina Pourmokhtari, hyri në sallën e Këshillit të Bashkimit Evropian në Luksemburg me djalin e saj tre muajsh, Adamin, në krah, ajo nuk solli vetëm një foshnjë në një mbledhje ministrash. Ajo solli një ide të re të ushtrimit të pushtetit: një pushtet që nuk kërkon të fshehë njerëzoren, por ta bëjë atë pjesë të dinjitetshme të institucioneve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk ishte rastësi që ky moment tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ishte një imazh që bashkonte në një të vetme dy misione të shenjta: misionin e nënës dhe detyrën e ministres. Dy role që për shekuj me radhë u janë paraqitur grave si zgjedhje të detyrueshme, sikur njëri të duhej të përjashtonte tjetrin. Por Adam, foshnja më e vogël që kishte hyrë ndonjëherë në një takim të ministrave të Bashkimit Evropian, u bë dëshmia më e qartë se kjo ndarje nuk është ligj i natyrës, por produkt i një kulture që mund dhe duhet të ndryshojë.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 1 ore
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 9 orësh

Videoja dhe fotografitë e këtij momenti u shpërndanë në mbarë botën, jo për shkak të kuriozitetit që zgjon gjithmonë një foshnjë në një ambient zyrtar, por sepse ato përfaqësonin një vizion të ri të shoqërisë. Në tryezën ku diskutoheshin politikat për klimën, ishte ulur simbolikisht edhe e ardhmja vetë. Adam nuk ishte një ndërprerje e rendit institucional; ai ishte arsyeja pse ato politika ekzistojnë: për të mbrojtur botën që do t’u lëmë brezave që sapo kanë ardhur në jetë.

“Doja të tregoja se nuk është e nevojshme të zgjedhësh mes familjes dhe punës,” tha Pourmokhtari për Reuters. Fjalë të thjeshta, por me peshën e një manifesti qytetar. Ajo shtoi se kjo ishte e mundur edhe falë një bashkëshorti “që nuk është dinosaur”, një partner modern që ndan përgjegjësitë e prindërimit. Në këtë fjali nuk fshihet vetëm një vlerësim personal, por një filozofi e tërë e barazisë: prindërimi nuk është barrë e gruas, por përgjegjësi e përbashkët.

Një zyrtar i Këshillit të BE-së konfirmoi se ishte hera e parë që një foshnjë merrte pjesë në një takim të ministrave evropianë. Dhe ndoshta nuk do të mbahet mend vetëm si një “herë e parë”, por si një moment kur institucionet pranuan se jeta nuk duhet të lihet jashtë dyerve të politikës.

Romina Pourmokhtari, e cila në vitin 2022 u bë ministrja më e re në historinë e qeverisë suedeze, ishte kthyer së fundmi nga leja prindërore. Bashkëshorti i saj, i cili vazhdon të jetë në leje deri në zgjedhjet suedeze të shtatorit, e shoqëroi në Luksemburg për t’u kujdesur për Adamin gjatë zhvillimit të mbledhjes. Ky organizim nuk ishte privilegj personal, por fryt i një sistemi që e konsideron familjen si themel të shoqërisë dhe jo si pengesë për karrierën.

Suedia prej vitesh është ndër vendet me politikat më bujare të lejes prindërore në botë. Prindërit përfitojnë rreth gjashtëmbëdhjetë muaj leje të paguar, ndërsa një pjesë e saj është e patransferueshme, pikërisht për të nxitur përfshirjen e baballarëve në rritjen e fëmijëve. Këta “muaj të babait” nuk janë thjesht dispozita ligjore; janë investim në një kulturë ku kujdesi nuk ka gjini dhe ku përgjegjësia ndahet me dinjitet.

Vetë ministrja theksoi se politika të tilla krijojnë një vlerë që nuk mund të matet vetëm ekonomikisht. Ato prodhojnë familje më të qëndrueshme, prindër më pak të rraskapitur dhe shoqëri më të shëndetshme. Në fund të fundit, investimi te mirëqenia njerëzore është edhe investim në produktivitetin dhe të ardhmen e një kombi.

Edhe reagimi i zëvendësministrit polak të klimës, Krzysztof Bolesta, ishte domethënës: “Mendoj se është shumë mirë. Nuk është një pengesë; është thjesht një pjesë e jetës.” Në atë fjali qëndron ndoshta përkufizimi më i bukur i qytetërimit: kur institucionet nuk kërkojnë ta përjashtojnë jetën për të ruajtur solemnitetin e tyre, por e mirëpresin atë si pjesë të natyrshme të funksionimit të tyre.

Në fund, kjo nuk ishte vetëm historia e një ministreje suedeze dhe e djalit të saj. Ishte historia e një shoqërie që ka zgjedhur të mos e detyrojë gruan të sakrifikojë amësinë për karrierën, as profesionin për familjen. Ishte një kujtesë se shteti më i përparuar nuk është ai që ndërton vetëm institucione të forta, por ai që di t’i bëjë ato mjaftueshëm njerëzore për të lënë vend edhe për frymëmarrjen e një foshnje.

Etiketat e lidhura

albert vatajMinistrja suedeze e klimësRomina Pourmokhtari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.