Mllef ndaj Lapajt? Agron Shehaj në ”Koha Jonë-Debat”: Nuk kam besim te ai, është i blerë!

I ftuar në emisionin ”Koha Jonë-Debat”, kreu i Partisë Mundësia, deputeti Agron Shehaj përballë Nikoll Lesit, foli edhe mbi protestat e opozitës dhe zhvillimet politike në vend. Gjatë debatit u komentua protesta me çadër e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”. Shehaj deklaroi se protesta ishte braktisur nga qytetarët dhe theksoi se nuk kishte “asnjë mllef” personal ndaj Adriatik Lapajt, por ka mungesë besimi tek projekti i tij politik.

“Unë nuk kam besim tek projekti politik dhe tek ai si lider partie”, u shpreh Shehaj, i cili edhe mbrojti vizionin e tij për një shtet më të vogël dhe ekonomi të lirë, duke deklaruar se shqiptarët “duan një mundësi larg shtetit” dhe se ndërhyrja e madhe e shtetit në jetën e qytetarëve sjell pasoja negative. Me tej ai akuzoi se Adriatik Lapaj është i blerë.

Pjesë nga diskutimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Lesi: Paske një mllef të madh ndaj Lapajt!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shehaj: Jo tani gabon, sepse nuk kam asnjë mllef. Zero. Unë nuk kam besim tek projekti politik dhe tek ai si lider partie. Më the për Arlind Qorin, dhe ky ndryshe nga Lapaj, edhe pse ky më sulmon vazhdimisht sepse më quan ”kapitalist”, që shfrytëzon punonjësit dhe kështu me rradhë, por me të nuk kam asnjë problem.

Ne mendojmë në forma të ndryshe. Unë mendoj që shqiptarët presim, duan një mundësi larg shtetit, sepse sa më i madh është shteti dhe sa më shumë të fusi duart në jetën e qytetarëve, aq më keq është, sidomos në Shqipëri. Unë jam për një sistem ku shtyjmë njerëzit që të punojnë, ekonomia e lirë, dhe sa më pak shtet.

Lesi: Duhet të bashkoheni që të rrëzoni Berishën dhe Ramën!

Shehaj: Kjo nuk është e mjaftueshme. Njerëzit duan alternativë, nuk duan thjesht urrejtje ndaj Berishës dhe Ramës… /Koha Jonë/

Agron Shehaj: Një ditë do jem kryeministër. KOHA JONE-DEBAT

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?