Modernizohet skema e ujitjes së tokave bujqësore në Konispol të Sarandës, Rama: Kosto më të ulëta për fermerët
Skema ujitëse e Mursisë po i nënshtrohet një investimi të rëndësishëm modernizimi, që synon të ndryshojë mënyrën e furnizimit me ujë për vaditje dhe të përmirësojë kushtet për fermerët e zonës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje nga punimet dhe ka theksuar rëndësinë e investimit për bujqësinë në këtë zonë.
”Puna për modernizimin e skemës ujitëse të Mursisë, një investim që ndryshon tërësisht mënyrën e ujitjes në këtë zonë. Përmes rrjetit të ri të tubacioneve dhe hidranteve, fermerët do të kenë më pak humbje uji, kosto më të ulëta dhe mundësi për përdorimin e sistemeve me pika dhe shihedhës”,-shkruan Rama.
Në kuadër të projektit po ndërtohet një rrjet i ri tubacionesh dhe hidrantesh, i cili pritet të reduktojë humbjet e ujit dhe kostot për fermerët. Sistemi i ri do të krijojë gjithashtu mundësi për përdorimin e metodave më moderne të ujitjes, përfshirë ujitjen me pika dhe me shihedhës.
Modernizimi i skemës synon të rrisë eficiencën e përdorimit të ujit dhe të ofrojë një infrastrukturë më të përshtatshme për nevojat e bujqësisë në Mursi.
Investimi shihet si një ndërhyrje me ndikim të drejtpërdrejtë te fermerët e Konispolit, duke synuar uljen e shpenzimeve të vaditjes dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e prodhimit bujqësor.
KOHA JONË SONDAZH

