FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mund fansen në ankand, Katy Perry ofron 50.000 dollarë për një takim me Orlando Bloom

Katy Perry mori pjesë në një koncert bamirësie të dielën dhe fitoi një takim me të dashurin e saj Orlando Bloom, në të njëjtën kohë. Këngëtarja këndoi në koncertin One Love Malibu në Kaliforni, që gumbulli para për të prekurit nga zjarri i fundit në Woolsey .

Të gjitha paratë e mbledhura shkuan për komunitetin që po punon për rindërtimin e banesave pas zjarreve shkatërruese.

Por gjatë koncertit u hap një ankand për Bloom. Fansat duhet të ofronin sa më shumë para për të fituar një udhëtim me motor dhe një drekë me aktorin e famshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Katy u bë ‘xheloze’ se ndonjëra nga fanset mund ti afrohej ndaj vendosi të merrte pjesë në ankand edhe vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju mund të bëni një udhëtim me motor dhe gjithashtu mund të hani drekë me Orlando Bloom,”-tha Perry në stadium të martën. “Kjo do të thotë se ju do të jeni në motor me të dhe do ta mbaheni tek trupi i tij në një mënyrë që mua nuk më emocionon. Ti po mbahesh në muskujt e tij dhe…”

Kur një fanse e quajtur Laura ofroi 20.000 dollarë për takimin me Bloom, Katy hyri në ankand dhe ofroi më shumë se dyfishin e ofertës dhe arriti të fitonte takimin me të dashurin e saj.

“Më vjen keq Laura, po e marr për 50.000 dollarë,”-tha këngëtarja duke qeshur, ndërsa turma brohoriste.

https://www.instagram.com/p/Bq6Z5cHiHz8/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?