Nga largimi prej klubeve të natës drejt një epoke të re, Noizy zbulon planet: Një koncept i ri për show-t

Reperi Noizy i cili la pas një sezon veror me koncerte dhe projekte ndërkombëtare, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij, duke paralajmëruar një ndryshim në rrugëtimin e tij artistik. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka bërë me dije se për një periudhë do të tërhiqet nga koncertet në klubet e natës, një format që prej vitesh ka qenë pjesë e rëndësishme e karrierës së tij.

Noizy shprehet mirënjohës për çdo mbrëmje, qytet dhe person që e ka shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi, ndërsa thekson se nuk dëshiron të vazhdojë të bëjë diçka vetëm sepse funksionon. ”Ka ardhur momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel. Jo pak më ndryshe, po shumë më ndryshe! Sepse ju e meritoni”, shprehet Noizy.

Sipas tij, kjo tërheqje e përkohshme nga klubet e natës vjen me synimin për t’u ofruar fansave diçka më të madhe dhe më të veçantë. ”Një epokë e re. Një koncept i ri për show-t, një nivel tjetër energjie, produksioni dhe gjithçkaje që vjen bashkë me të”, shkruan reperi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noizy ka lënë të kuptohet kështu se fansat mund të presin një koncept të ri koncertesh, me më shumë energji dhe një nivel më të lartë produksioni. ”Dua që çdo koncert të ndihet si diçka që do ta mbani mend gjatë”, përfundon ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Për një kohë të gjatë, koncertet në klubet e natës kanë qenë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim dhe jam shumë mirënjohës për çdo mbrëmje, çdo qytet dhe çdo person që ka qenë aty me mua.

Nuk dua të vazhdoj të bëj diçka vetëm sepse funksionon.

Ka ardhur momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel. Jo pak më ndryshe, po shumë më ndryshe! Sepse ju e meritoni.

Prandaj, kam vendosur që për një kohë do të tërhiqem nga koncertet në klubet e natës, për t’ju dhënë më shumë gjithë juve që më keni ndjekur ndër vite me radhë në këtë rrugëtim të gjatë.

Një epokë e re. Një koncept i ri për show-t, një nivel tjetër energjie, produksioni dhe gjithçkaje që vjen bashkë me të.

Dua që çdo koncert të ndihet si diçka që do ta mbani mend gjatë.

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?