FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Ja për çfarë kanë rënë dakort Basha, Rama dhe Meta

Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, ka zbuluar çështjen për të cilën janë dakordësuar Lulzim Basha me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Paloka tha se të tre liderët ndajnë të njëjtin qëndrim që qeveria aktuale është qeveria më e keqe dhe më e poshtër që ka pasur Shqipëria në 26 vite pluralizëm.

Paloka: Kjo qeveri është qeveria më e keqe që ka pasur Shqipëria në 26 vite pluralizëm. Sot Edi Rama ka rënë dakort me Lulzim Bashën, edhe Meta ka rënë dakort me Bashën, kanë rënë dakort të dy bashkë me ne që kjo ka qenë qeveria më e poshtër që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në këto vite, qeveria më arrogante, më e korruptuar prandaj shqiptarët me 25 qershor e kanë shumë të lehtë të zgjedhin të keqen. I dëgjoni çdo ditë u ka mbetur vetëm të justifikohen se kush është përgjegjësi i dështimit të kësaj qeverie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratën Paloka e bëri në mitingun përmbyllës  të PD-së në qytetin bregdetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?