FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti zhvillon punimet nën masa të rrepta sigurie, policia me kordonë forcash i bën qëndresë protestuesve

Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë zhvillon punimet në seancë plenare, jashtë godinës situata është e tensonuar, duke detyruar policinë të ndërhyjë me masa të shtuara sigurie dhe përdorim të gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Forca të shumta policie kanë krijuar një kordon të fortë rrethues për të garantuar sigurinë e institucionit, ndërsa raportohen përplasje me protestuesit, të cilët kanë tentuar t’i afrohen perimetrit të Kuvendit. Në këto rrethana, policia ka përdorur edhe spraj lotsjellës për t’i larguar ata nga zona e ndaluar.
Pas tensioneve fillestare, situata është përshkallëzuar më tej me përdorimin e gazit lotsjellës.
Megjithatë, protestuesit janë rigrupuar më pas në mënyrë më të organizuar përpara godinës së Kuvendit, duke vijuar tubimin në formë paqësore dhe duke përdorur megafonë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Ata janë ulur përpara hyrjes së Kuvendit dhe kanë bërë thirrje të përsëritura drejtuar deputetëve për dorëzimin e mandateve dhe bashkimin me protestën.
“Dorëzoni mandatet. Bashkohuni me ne,” dëgjohej të përsëritej nga protestuesit, të cilët kanë vijuar edhe me thirrje kundër qeverisë dhe figurave kryesore politike në vend.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e policisë vijojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet përreth Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?