FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta do konturohet si parti politike? Fatbardh Kadilli: Rreziku është aty dhe grupet që radikalizojnë janë…

I ftuar në emisionin ”Koha Jonë-Debat”, Fatbardh Kadilli solli shembuj historikë për të argumentuar se sipas tij lëvizjet politike mund të ndryshojnë drejtim kur krijohen boshllëqe organizative. ‘‘Materia nuk pranon vakum. Nëse lë një zbrazëti, do të hyjë diçka tjetër”, deklaroi Kadilli, duke theksuar se ndryshimi i sistemit politik kërkon më shumë sesa thjesht mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve. Nga ana tjetër, drejtuesi i emisionit, Nikoll Lesi kundërshtoi disa nga paralajmërimet e Kadillit, duke vënë në dukje se protesta ka sjellë edhe një efekt pozitiv në shoqëri: ka nxjerrë njerëzit nga heshtja dhe ka ulur frikën për të reaguar publikisht ndaj politikës. Kadilli theksoi se qëllimi i tij nuk është të fajësojë protestuesit, por të paralajmërojë për atë që ai e konsideron një rrezik të mundshëm nga grupime që mund të përpiqen të marrin drejtimin e lëvizjeve qytetare.

Pjesë nga debati

Lesi: A është mirë që ky sistem politik të tronditet ose të rrëzohet, të shkatërrohet? Po kjo protestë e ka tronditur në një farë mënyre apo jo?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kadilli: Për mua e ka shkundur. E ka shkundur goxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lesi: Ka shkundje të lehtë që të miklon apo tronditur?

Kadilli: Nuk ka arritur te tronditja në gjykimin tim. Nuk ka arritur sepse protesta ka disa gabime, që i thamë pak më parë. Moslejimi i krijimit të një axhende politike dhe një formacioni politik që e drejton dhe kjo për mua bëhet me qëllim nga grupet radikale për ta tërhequr protestën zvarr për ta mbajtur si presion mbi sistemin.

Lesi: Ju mendoni që kjo protestë do të vazhdojë gjatë apo do konturohet si parti politike?

Kadilli: Nuk e besoj se do konturohet si parti politike sepse në momentin që konturohet një parti politike, ai 360 gradshi nuk e gjen veten te ajo partia dhe fillon dhe largohet. Dikush do ta gjejë. Mund të marri më shumë sesa i takon. Por gjithmonë njerëzit largohen dhe ata që kanë mendim politik dhe axhendë politike afatgjatë që janë ata që quhen antisistem dhe është fjalë që ne e përdorim rëndomë dhe në mendjen tonë, unë dhe ju mendoni që antisistem është antiestablishment, ndërsa ata antisistem janë kundër sistemit demokratik. Pra për ata sistemi demokratik nuk duhet të funksionojë më kështu siç është. Duhet të jetë një sistem tjetër të cilin nuk e shpallin. Nuk e shpallin, por janë në mënyrë absolute njerëz që tentojnë drejt diktatit. Ata do na mësojnë ne se si do vishemi, si do qethemi.

Lesi: Jo Fatbardh, kjo është pak e rëndë kjo që thoni për protestën….

Kadilli: Unë e them sot, edhe duke marrë kosto, por po ju kujtoj një gjë nga historia jonë. Kur është bërë ajo konferenca e Pezës, vetëm dy ishin qafirë komunistë aty. Të tjerët ishin burra me emër. Po ata të dy komunistët i mbështollën të gjithë këta të tjerët, mbasi rrinin kështu si një legalitet flisnin në emër të frontit që nga 42-shi deri në 48-ën. Nuk flisnin kurrë në emër të partisë komuniste, pasi njëri vrau dhe tjetrin.

Lesi: Më lejo të kundërshtoj. Kjo është akuzë e rëndë për protestën, se protesta deri tani sipas meje ka shkundur pak thamë sistemin apo dy partitë politike i ka shkundur, ka larguar frikën e njerëzve për të dalë në protestë përgjumjen, heshtjen. Kanë nxjerrin atë zemërimin e tyre që kanë për Ramën dhe për Berishën. Një gjë pozitive ka bërë shoqërisë.

Kadilli: Unë po flas për rrezikun. Pra këta radikalët unë duhet t’i denoncoj sot. Nuk duhet të pres të vitin 48 kur të dalin nga Ilegaliteti dhe të na fusin të gjithëve brenda.

Lesi: Ju mendoni që e gjithë kjo protestë e madhe, që me njerëz mund të radikalizohet?

Kadilli: Rreziku është aty dhe grupet që radikalizojnë janë gjithmonë minoranca, nuk janë shumica. Komunistët asnjëherë nuk kanë qenë shumicë në Shqipëri. Me frikë e me terror, pastaj mund të quhet çdo gjë. Se ne s’bënim zgjedhje. Ne bënim votime. Unë kur kam votuar e parë kam qenë ushtar. Na vunë kutinë e votimit para te dera mencës. Ne duhet të hidhnim votën që të hynim të hanim mëngjes. Ne po sharronim. Tani këto unë nuk them që do ndodhi kjo. Unë ndjej përgjegjësinë, duke marrë dhe kosto. E di që bëhemi i papëlqyer nga një pjesë kur i them këto sepse thonë ne ç’ punë kemi ne.

Lesi: Pra ju paralajmëroni një rrezik që mund të ndodhi që radikalet të jenë edhe te njerëzit e protestës. Por ata janë njerëzit e mirë, që kanë vërtetë pasion mjedisin, a që duan të ndryshojnë sistemin, natyrisht kjo thoni tregon se të jenë të kujdesshëm nga kjo nga kjo frymë, nga kjo rrymë radikale që mund ta marri drejtimin e protestës.

Kadilli: Uroj të mos e marri. Unë bëj detyrën time që të mos e marri, duke marrë dhe kosto sot dhe nuk më intereson kosto. Kur e kam ndarë mendjen që kam dalë përballë Berishës dhe Bashës, nuk e kam ditur mendon se s’e kam ditur e ke ditur dhe ti dhe unë kemi folur dhe bashkë që nuk ka shance suksesi, por ka shance për të thënë ca gjëra që më mbrapa dolën të vërteta. Degradimin e PD-së dhe të PS-së në këtë sistem, e kam paralajmëruar tre katër vjet përpara dhe me shkrime. Materia nuk pranon vakum.  Po e lë zbrazti boshllëk do hyjë diçka tjetër. Do hyri protesta dhe bëri më mirë që hyri, përderisa degradoi qoftë pushteti, qoftë opozita. Por të kthehem te termi sistem. Çarë do të thuash të ndërrojmë sistemin? Thjesht sesi do zgjidhen njerëzit? Nuk është kjo. Ne kemi një problem të madh me demokracinë. /Koha Jonë/

Debat i fortë! Kadilli: Protesta rrezikon të bëhet islamike, Lesi e kundërshton...| KOHA JONE-DEBAT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?