FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qafiri i qeverisë t’i plotësojë kërkesat të gjitha e studentëve

Nga Xhuliano Bregasi*
Para rreth 1 viti, naftëtarët e Ballshit u hodhën për të disatën herë në rrugë nga qeveria dhe banditët e saj që kishin rafinerinë. Në marshimin e tyre protestues nga Fieri drejt Tiranës, në këmbë, u bashkuan shumë studentë dhe aktivistë. Sot naftëtarët janë në punë, megjithëse në kushte goxha të vështira, ndërsa studentët duke protestuar.
Teksa flisja sot me njërin prej naftëtarëve, më tregoi që orën e pushimit në drekë nuk e shpenzonin për të pushuar apo për të ngrënë ushqim, por duke parë protestën tonë dhe duke u përpjekur të na shihnin në televizor. Nëse ka ndonjë gjë më frymëzuese se kaq, ju lutem t’më tregojë dikush!
Këta vite, këto ditë, nesër e kurdo, ne nuk protestojmë vetëm për studentët. Ne protestojmë edhe për naftëtarët, edhe për minatorët, edhe për gratë e fasonerisë, edhe për fshatarët, sepse të gjithë kanë fëmijë dhe duan që t’i shkollojnë. Në këtë kuptim, protesta është për studentët, për universitetin, por edhe për gjithë shoqërinë!
Prandaj nesër duhet të bashkohemi të gjithë, sa më të shumtë e të vendosur, derisa qafiri i qeverisë t’i plotësojë kërkesat të gjitha, një më një dhe me një këmbë!
JO NEGOCIATA! JO PËRFAQËSIM!
*Një nga studentët protestues

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?