
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në “Të Paekspozuarit” ka folur mbi protestën që po zhvillohet në Shqipëri. Për të pas protestës studentore qëndron shumica dërrmuese e popullit shqiptar. Nga ana tjetër, Qori pohon se Rama ka vendosur të përballet duke përdorur dhunë dhe jo duke respektuar demokracinë.
Rakipi: A ka gjasa të jenë të suksesshëm?
Qori: Kur tjetri nuk ka frikë nga plumbi i gomës, do të thotë se këto masa nuk do të kenë efekt. Është një popull i tërë që do të ketë ndryshim. Rama është simbol i së keqes.
Demalia: Sa është populli shqiptar?
Qori: Shumica dërrmuese.
Demalia: Po flisni të gjithë në emër të popullit, ti je si ata të ’46-ës.
Qori: Asgjë s’ka ndodhur në ’46-ën, ka ndodhur në ’44-ën. Kur flasim në emër të popullit, flasim për një frymë. Përmasat e protestës kanë qenë më të mëdha. Ky është një tregues që mbrapa protestuesve qëndron populli shqiptar. Shkohet me një qeveri jopartiake në qeveri dhe aty testohet. Përpara më pak se një viti, në Bullgari, kryeministri u përball me protesta si në Shqipëri dhe dha dorëheqjen. Precedentë ka sa të duash. Rama nuk ka minimumin e përgjegjësisë dhe ka vendosur zgjidhje policore.
Demalia: Demagog.
Qori: PS-ja, në një kohë tjetër, po të shihej e sulmuar selia, do të kishte dalë një mësues për ta mbrojtur. Tani që është e Ramës dhe Agasit, dalin halabakë ta mbrojnë.
