FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Mos ushqeni me votë partitë që mbajnë peng parlamentin

Kryeministri Edi Rama nga Xara e Sarandës i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë PS dhe mos ushqejnë me votë parti të cilat mbajnë peng parlamentin.

Rama: Nuk mund të vazhdojmë me historira të vjetra partish që marrin vota e pastaj mblidhen në Tiranë për ta ndarë shtetin si tepsi, njëri do blektorinë, tjetri bujqësinë, ujin, dritat dhe pastaj secili shikon sesi atë që merr ta përdorë jo për shtetin, por për pushtetin e partisë së vet, për klientelën e partisë së vet. Kjo është histori i vjetër. Ne duhet të marrim një vendim së bashku, këtë nuk e bëjnë dot kryeministrat, apo kryetarët e partive,  por vetëm populli me votë. Duhet të marrë një vendim. Do ta ndërtojmë edhe administratën e shtetit siç po ndërtojmë pallatin e dejtesisë.

Ju jeni si të gjithë shqiptarët dëshmitarët të historive nga më të turpshme në raport me zyrën e shtetit, kjo është një histori që rrënjët i ka tek copëzimi i votës, i ushqimit me votë i lloj lloj partive dhe pastaj marrin peng parlamentin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?