Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Rama në Serbi, hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve”

Lajme E enjte, 13 Nëntor 2014 12:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistoi: Eglantina Nasi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Z.Çollaku, si do ta vlerësonit vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi? A pati ajo ndonjë risi në këndvështrimin diplomatik dhe për çfarë shërbeu realisht sipas jush?

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 1 ore
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 11 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 11 orësh

E vlerësoj si një hap përpara në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë. E kemi vlerësuar që herët takimin dhe mendoj se ai është një vazhdim e në vazhdim të orientimit të politikës së jashtme të Shqipërisë. Kjo është një qasje 20-vjeçare, një qasje të cilën e ndajnë të gjithë aktorët politikë në vend dhe mbarë opinion publik. Kjo është qasja e një Shqipërie kontributore e rëndësishme e paqes dhe e stabilitetit në Ballkan. Kjo është qasja e një Shqipërie e orientuar totalisht e pa dilemë drejt integrimit euro-atlantik, si zgjidhja e vetme dhe e sigurtë për të ardhmen e Ballkanit. Mendoj se takimi është kontribut i një angazhimi të gjatë disa-vjeçar diplomatik, me vizita të ngjashme të nivelit të lartë, demarshesh diplomatike. Takimi i këtij niveli është kontribut disa-vjeçar i përpjekjeve e pjekurisë diplomatike të Shqipërisë. Vizita shërbeu si një hap më shumë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Nuk arrij dot të gjej ndonjë risi në planin diplomatik. Edhe pse për t’u përshëndetur, vizita në thelb mbetet një rutinë diplomatike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Marrëveshjet e arritura midis dy qeverive janë rezultat i një pune të gjatë disa-vjeçare të diplomacisë shqiptare dhe zyrtarëve të dy vendeve në nivele të ndryshme. Sigurisht, sot kemi luksin të diskutojmë çështje diplomash dhe ndeshjesh futbolli me Serbinë, pak vite më parë, temat e diskutimit ishin shpërnguljet masive të popullatave, divizionet e paramilitarëve apo embargo ekonomike dhe presionet ushtarake. Sot kemi luksin të mendojmë për normalizim marrëdhëniesh…, por nuk duhet harruar se falë miqve të mëdhenj euro-atlantikë dhe punës së palodhur të diplomacive shqiptare kemi shmangur krizat humanitare apo shmangur rreziqet e konflikteve ushtarake.

Si mendoni ju se duhej trajtuar në të vërtetë kjo vizitë, e në tërësi, ngjarjet e ndodhura së fundmi mes dy vendeve tona?

Mendoj se vizita u trajtua në mënyrë të çproporcionuar nga ana e qeverisë shqiptare. Jemi dëshmitarë se ajo u parapri nga një fushatë e ekzagjeruar dhe e hiperbolizuar nga mekanizmi propagandistik i kryeministrit Rama. Vizita në Beograd u shndërrua nga propaganda afër Rames jo sikur të ishte një vizitë normale në një kryeqytet të Ballkanit, por si një nisje per pelegrinazh në Mekë. Nuk gjej asnjë arsye dhe vazhdon më bezdis fakti se sa herë në pushtet në Shqipëri vijnë të majtët, Beogradi shndërrohet në një Meke Politike. Në këtë pikëpamje, takimi u parapri me një qasje inferiore, gati lypsare e kryeministrit Rama. Edhe kur drejtuesit e shtetit serb fyenin Shqipërinë e shqiptarët, edhe kur talleshin se nuk kishin vendosur ende nëse do t’ia jepnin takimin apo jo Ramës…, ky i fundit vazhdonte lutej dhe deklaronte se mezi priste të vizitonte Beogradin. Siç pamë, vizita ndodhi. Pritshmëria e ulët u përligj. Dy kryeministrat u sollën sipas gustos së Brukselit kur firmosën disa marrëveshje, por u sollën edhe sipas gustos e në shërbim të naivëve nacionalistë brenda vendeve të tyre, duke sajuar e dakorduar “replikën epike” në konferencën e shtypit, replikë të cilën po e përdorin mjeshtërisht të dy për t’u shitur si heronj në vendet e tyre… Kush njeh teknologjinë e realizimit të takimeve të këtyre niveleve, kupton qartë se ka shanse zero që lapsuse të tilla e aq më pak replika të tilla e kanë të pamundur të dalin jashtë vullnetit të palëve. Kam bindjen se “replika Rama-Vuçiç” është një replikë e bashkërakorduar nga dy kryeministrat, e parapërgatitur dhe e marketuar mjeshtërisht për opinionet e brendshme dhe axhendat e tyre lokale politike.

Duket sikur gjithë vëmendja e zhvillimeve të jashtme të Shqipërisë është eklipsuar vetëm tek Serbia kohët e fundit. Mos ndoshta kjo po krijon efekt të kundërt? 

Mendoj se takimi pati dy përfitues. Përfituesi i madh është Serbia. Me anë të kësaj vizite, përfundimisht Serbia shpëtoi nga damka e vendit agresor në Ballkan, shkaktarit të 4 luftërave të përgjakshme. Pas kësaj vizite, Serbia ka më shumë mundësi të kërkojë favore nga Brukseli, pasi ka rënë perceptimi  i vendit konflikutal në Ballkan. Përfituesi tjetër është personalisht Edi Rama. Ky i fundit, i munduar nga përpjekjet e dështuara për të qenë pjesë e historisë së rëndësishme politike të vendit, u përpoq e pjesërisht ia doli të prodhojë një ngjarje të rëndësishme. Unë besoj se përveç reklamës në favor të lavdisë personale e performancës së tij personale, askush nga pala shqiptare nuk pati ndonjë përfitim apo dobi. Në mënyrë gati naive, me tensionin e ankthin dhe lavdinë më pas, elementë të cilët shoqëruan pritjen e më pas takimin në Beograd, kryeministri Rama sanksionoi në mënyrë të qëndrueshme synimin final të lojës serbe, atë të të qenurit vendi hegjemon në Ballkan. Serbia në funksion të hegjemonisë së saj në Ballkan ka shkaktuar 4 luftëra ne rajon. Sot, po të njëjtin synim po përpiqet ta realizojë me diplomaci, dhe në këtë drejtim, sjellje të kompleksuara apo të papjekura, janë ushqim i mirë ne realizimin e këtij synimi.

Në krahasim me vitet e qeverisjes demokratike, çfarë po ofron më shumë ose më pak kjo qeveri sipas jush sa i përket diplomacisë dhe rolit të faktorit shqiptar në tërësi në rajon dhe Evropë?  

Mendoj se në fushën e diplomacisë nuk ka sjellë asgjë të re. Në parim, në diplomaci është vështirë të sjellësh ndryshime të forta në një kohë të shkurtër. Ndryshimet në diplomaci janë të gjata dhe jo të shpejta, ato janë kontribut angazhimi të gjatë që kalojnë mandatet dhe fuqinë e një mandati qeverisës. Pretendimi për risi të tilla, është naiv. Eshtë po aq i lavdishëm sa lavdia e një adoleshenti që ecën me një makinë të re që ia ka bërë dhurate babai dhe shton gazin, në një autostradë që ia kanë shtruar të tjerët.

Para disa ditësh, Partia Demokratike promovoi koordinatorët kombëtarë të rinj të saj. Çfarë roli mendoni se mund të luajnë ata konkretisht dhe përse do t’i shërbejnë në të vërtetë kësaj force politike?

Zgjerimi dhe hapja e Partisë Demokratike është një trend i pandryshueshëm. I njëjtë që në 2005-ën dhe qe një ndër faktorët i cili solli suksesin politik të PD-së. Edhe kjo valë e re hapje e rinovimi është e njëjta filozofi. Të rinjtë e kulturuar, profesionalisht në nivele të larta me reputacion të fortë publik, janë dhe do të jenë një basen i madh e cilësor njerëzor që do e ndihmojë PD-në në hartimin e politikave, për thtithjen e energjive dhe në realizimin e ambicjes për t’u shndërruar forca më moderne, më e re dhe më e madhe politike në vend. Ky kontigjent njerëzor është garancia e një qeverisjeje të re cilësore dhe të denjë për një Shqipëri moderne.

Sa i përket bojkotit opozitar, a mendoni se ai duhet të vazhdojë dhe nëse po, përse? Apo jeni për një rikthim në Parlament, për të treguar forcën tuaj dhe pse jeni të pakët në numër krahasimisht me mazhorancën?

Braktisja e parlamentit nga ana e opozitës është sigurisht një element demokratik, por i natyrës së fortë dhe ne jemi koshientë për kostot që ai na shkakton, në energjitë e dyfishta që na detyron të konsumojmë. Por jemi po aq koshientë se është mundësia e fundit paqësore për ta ndalur shndërrimin e parlamentit në një ambient gangsterësh. Eshtë mënyra e fundme paqësore për të thirrur ndërgjegjien e mazhorances për të ndërprerë kursin e dhunimit të së drejtës së opozitës dhe heqjen dorë nga kundërvënia e ideve dhe oponencës me dhunë dhe banda rrugaçësh parlamentarë. Ditën kur do të kthehet opozita në parlament, nuk e ka në dorë opozita. E kanë në dorë ata që frymëzuan dhunën në parlament si mjet komunikimi politik. E ka në dorë kryeministri Rama dhe banda e tij e boksierëve në parlament. Derisa ky aliazh do funksionojë në parlament, opozita nuk ka pse të vërë këmbë në të dhe do t’i drejtohet një parlamenti tjetër edhe më të madh, ai i bashkebisedimit dhe e protestës me qytetarët.

Pikërisht, nga drejtuesit e opozitës është lançuar shpesh kohët e fundit fjala “protesta”. A ekziston në fakt ndonjë plan konkret rreth tyre dhe a jeni për mbajtjen e tyre? Do të prodhonin sipas jush një rezultat konkret politik në favorin tuaj?

Sot çdo qelizë e shoqërisë shqiptare nga çdo individ, familje, grup shoqëror, sindikatë, biznes etj., janë në protestë. Kjo protestë sot zhvillohet në mënyrë pasive individuale. Ne do i bashkohemi, mbështesim e udhëheqim këtë protestë qytetare. Do i japim fuqinë e bashkimit për ta shndërruar në një protestë të fuqishme popullore. Plani ynë i vetëm është t’i gjendemi në krah çdo qelize e individi të shoqërisë shqiptare që proteston dhe e kundërshton këtë mënyrë qeverisëse. Partia Demokratike sot është përfaqësuese jo vetëm e shumicës morale të shqiptarëve, por dhe të asaj numerike.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.