Rama nga Tivati: Pas protestës, elementë iranianë. Nuk është çështje mjedisore, por luftë hibride
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat të Malit të Zi ka folur edhe për protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec.
Rama theksoi se lidhur me këtë çështje nuk ka asgjë për të diskutuar sepse nuk ka asnjë projekt.
Sipas Ramës, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, siç u shpreh ai, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme.
“Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjetra të përfshirë në sulme”, shtoi ai.
“S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi.
S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

