FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Për vezët e glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet

Pas deklaratës së fortë të bërë sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku nga foltorja e Kuvendit tha se nëse maxhoranca nuk voton ‘Vetingun në Politikë’, do të përballen me “djemtë që do rrëmbejnë armët” në rrugët e Shqipërisë, ka reaguar Edi Rama.

Kryeministri i vendit i është përgjigjur me ironi Berishës, përmes një postimi në Twitter.

“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet,po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”, shkruan kreu i vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?