Rama poston fotot: 25 shkolla për 18 mijë nxënës kanë ndryshuar faqen e arsimit në Kamëz
Aktualitet E Martë, 22 Shtator 2026 15:20
Kryeministri Edi Rama thotë se gjatë dekadës së fundit në Kamëz janë ndërtuar apo rikonstruktuar 25 shkolla, duke përfshirë rreth 18 mijë nxënës. Në një deklaratë gjatë vizitës në Kamëz, Rama u shpreh se investimet në infrastrukturën arsimore kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në kushtet ku zhvillohet procesi mësimor. ”25 shkolla për 18 mijë nxënës kanë ndryshuar faqen e arsimit në Kamëz gjatë dekadës së fundit”, deklaroi Rama.

