Rama postot fotot nga ”UNUM Festival”: 60 mijë vizitorë gjatë 5 ditëve në Shëngjin

Mijëra të rinj i janë bashkuar Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike UNUM, i cili zhvillohet tek Rana e Hedhun, në Shëngjin. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, thotë se mbi 60 mijë vizitorë gjatë 5 ditëve të festivalit dhe deri në 25 mijë persona në një natë të vetme, janë shifra që flasin për ndikimin ekonomik dhe turistik gjatë ditëve të UNUM në Shëngjin.

Rama e cilësoi këtë event si sukses për Shëngjinin, Lezhën, për bizneset lokale dhe për Shqipërinë turistike që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota. Zona bregdetare e Shëngjinit është kthyer në epiqendër festimesh me performanca live të DJ-ve më të mirë botërorë.

UNUM Festival është një nga festivalet më të njohura të muzikës elektronike në Ballkan. Ai zhvillohet çdo vit në zonën e Ranës së Hedhun, pranë Shëngjinit dhe kombinon muzikën house e techno me natyrën e bukur, pyllin e pishave dhe detin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky festival muzikor është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë bota, që ndjekin nga afër artistët që performojnë, duke sjellë një atmosferë elektrizuese dhe përvojë unike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?