Rama: Shqipëria sot fton diasporën të bëhet pjesë e transformimeve

Kryeministri Edi Rama thotë se vendi nuk është më thjesht një hapësirë që i kërkon diasporës mbështetje emocionale apo financiare, por një realitet në zhvillim të shpejtë që ofron mundësi konkrete për angazhim.
Sipas tij, Shqipëria po kalon një fazë të thellë transformimi, duke u kthyer në një “kantier të madh” zhvillimesh ekonomike, infrastrukturore dhe sociale. Në këtë kontekst, Rama theksoi se diaspora shqiptare duhet të shihet si një partner strategjik në këtë proces.
”Shqipëria sot nuk është më një vend që i kërkon diasporës vetëm kujtesë apo indulgjencë monetare. Ky vend është një kantier i madh transformimesh që e fton diasporën të bëhet pjesë e tyre”,-shkruan Rama.
Deklarata vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka shtuar përpjekjet për të tërhequr investime dhe kontribute profesionale nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke i konsideruar ata një aset kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes evropiane
Ministrja Sala: Diaspora, partner i pazëvendësueshëm në reformat tona të shëndetësisë
KOHA JONË SONDAZH


