Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Paraburgimi i Veliajt, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në KiE: Preken të drejtat e kryebashkiakut dhe elektoratit

Paraburgimi i Veliajt, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në KiE: Preken të drejtat e kryebashkiakut dhe elektoratit

Aktualitet
E hënë, 12 Tetor 2026 20:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli i Europës ngre shqetësime për ndikimin e paraburgimit të Erion Veliajt në ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në raportin e katërt për monitorimin e zbatimit të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i kushton një vëmendje të veçantë rastit të Veliajt, duke iu referuar edhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias mbi pasojat e paraburgimit të kryetarëve të zgjedhur me votë. Raporti i cili përshkruan zhvillimet që nga arrestimi i Veliajt në shkurt të vitit 2025, deri te rikthimi në detyrë nga Gjykata Kushtetuese dhe anulimi i zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, evidenton një situatë ku statusi i tij institucional nuk përputhet me mundësinë për të ushtruar funksionet e kryebashkiakut.

Komisioni i Venecias: Në rrezik edhe të drejtat e votuesve

Duke iu referuar qëndrimeve të Komisionit të Venecias, raportuesit theksojnë se paraburgimi i zgjatur i drejtuesve vendorë kërkon një trajtim të kujdesshëm, për shkak të pasojave që mund të ketë jo vetëm për individët, por edhe për përfaqësimin demokratik. “Paraburgimi i zgjatur i kryetarëve të bashkive duhet trajtuar me kujdes të veçantë”, thuhet në raport, ku nënvizohet se një masë e tillë mund të vërë në pikëpyetje si të drejtat individuale të kryetarëve sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ashtu edhe të drejtat e qytetarëve që i kanë zgjedhur ata. Megjithatë, hartuesit sqarojnë se nuk kanë për qëllim të komentojnë procedimet penale që janë ende në zhvillim. Ata e vendosin çështjen në një kontekst më të gjerë, duke vënë në dukje se Shqipëria renditet ndër vendet europiane me nivele të larta të paraburgimit dhe me një kohëzgjatje mesatare relativisht të gjatë të kësaj mase.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga shkarkimi te rikthimi në detyrë

Raporti rikthen në vëmendje zhvillimet institucionale që pasuan arrestimin e Veliajt. Në shtator 2025, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e tij, duke argumentuar se ai kishte munguar në detyrë për më shumë se tre muaj. Pas këtij vendimi, qeveria nxori dekretin përkatës dhe u caktua zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet. Por në nëntor të po atij viti, Gjykata Kushtetuese e shpalli shkarkimin antikushtetues, riktheu Veliajn në detyrën e kryetarit të bashkisë dhe anuloi zgjedhjet e parakohshme. Pavarësisht këtij vendimi, paraburgimi vijoi ta pengonte atë të ushtronte funksionet e tij. Kjo mospërputhje mes statusit juridik dhe ushtrimit faktik të mandatit është një nga çështjet që raporti e sjell në vëmendje në kuadër të mbrojtjes së vetëqeverisjes vendore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjykata Kushtetuese vuri në pikëpyetje arsyetimin e paraburgimit

Një tjetër zhvillim i përfshirë në dokument lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të majit 2026, e cila pranoi pjesërisht ankimin e Veliajt kundër masës së paraburgimit dhe e ktheu çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Sipas raportit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i mëparshëm për paraburgimin nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm sa i përket proporcionalitetit të masës. Megjithatë, më 15 shtator 2026, Gjykata e Lartë la në fuqi urdhrin e paraburgimit, duke bërë që kryebashkiaku të vijojë të mbahet në këtë masë.

Mund t'ju interesojë

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Para 4 orësh
Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Para 4 orësh
”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 5 orësh

Raporti pritet të miratohet në fund të tetorit

Dokumenti i monitorimit i është dorëzuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale më 7 tetor 2026 dhe pritet të miratohet më 27 tetor. Përtej rastit konkret të Erion Veliajt, raporti rikthen në vëmendje një çështje me rëndësi për demokracinë vendore: si mund të sigurohet respektimi i masave të drejtësisë pa cenuar të drejtat e të zgjedhurve vendorë dhe të qytetarëve që u kanë besuar atyre përfaqësimin.

Etiketat e lidhura

Veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 4 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 4 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 4 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 4 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 4 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 4 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 5 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 4 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.